Probleme me listat e votimeve në Luginë

Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës i janë përgjigjur pozitivisht daljes në zgjedhjet e përgjithshme serbe.

Në numër të shumtë, qysh në orët e hershme të mëngjesit i ishin drejtuar kutive të votimit. Subjektet të cilat i përfaqësojnë ata po marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërkohë “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” ka marr pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare. Edhe pse për mbarëvajtje të procesit të votimit ishin përkujdesur vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, megjithatë probleme janë paraqitur me listat e votimeve.

Të mllefosur me këtë fakt kanë qenë qytetarët të cilët thonë se kjo është bërë me qëllim të uljes së numrit të votuesve shqiptarë. Ata kanë thënë se në listat e votueseve ka raste ku nuk gjendet fare emri, pavarësisht asaj që i kanë pranuar ftesat për të votuar.

Por, përfaqësuesit e Luginës, thonë se Beogradi është duke u treguar destruktiv në raport me shqiptarët, njofton KTV.

Në këto zgjedhje në Luginë garojnë 11 subjekte politike prej te cilave 3 janë serbe. Këto zgjedhje posaçërisht të rëndësishme janë për komunën e Bujanocit, ku përqindja mes shqiptareve dhe serbëve është pothuajse e barabartë.

Kjo komunë, e cila është udhëhequr prej dy mandatesh nga shqiptarët, rrezikon këtë herë të merret nga serbët, për shkak se shumë shqiptarë nga Lugina janë shpërngulur në Kosovë. Marre nga Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button