Shënohet 5 maji, dita e dëshmorëve

Me rastin e 5 majit, nën organizimin e Këshillit për organizimin e manifestimeve të 100 vjetorit të pavarësisë është mbajtur Akademi në nder të 5 majit dhe ditës kombëtare të dëshmorëve.

 Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi në fjalën e tij theksoi se “kjo është dita kur ne takohemi për t`i përkujtuar dhe për t`i respektuar, ata të cilët nuk i kemi harruar dhe të cilët nuk mundemi ti harrojmë” . 

Sipas tij, nuk harrohen ata  djem të cilët tani më janë shndërruar në simbol jo vetëm të një gjenerate por të një  kombit.  

“Kemi  bindjen e thellë se kjo ditë e sotme është dita që ka ndryshuar historinë e kësaj shoqërie në një realitet të ri, në  liri të cilën  ne të gjithë e gëzojmë përditë e më shumë. Është kjo rezultat i një ideali të një gjenerate, të një rrugëtimi i cili nuk ishte i lehtë dhe i shkurtë, rrugëtim i cili kishte shumë sakrifica. Këtij rrugëtimi gjithnjë i ka prij Flamuri Kombëtar Shqiptar i cili gjithnjë në vete përmbledh kujtimet e historisë së kombit tonë, në një gjuhë të pashkruar që ka mundur ta kuptoj vetëm syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja dhe me ideal për liri”, theksoi Xhaferri. 

Ai më tej shtoi se dëshmorët e kombit janë ata para të cilëve përulemi me respektin më të madh sepse ata u venduan në mbrojtje të popullit duke na e sjellë lirinë aq të mirëpritur nën emblemën e UÇK-së. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button