Dollogozhdë, homazhe martirëve të kombit

Në prezencën e dhjetëra qytetarëve, si dhe familjarëve të dëshmorëve në varrezat e Dollogozhdit, gjatë ditës së sotme u bënë homazhe, në nderim të martirëve të kombit ,Nuri Mazari-Komandant Struga,Islam Veliut dhe Refaet Dervishit, në kuadër të aktiviteteve me rastin e 5 majit ”Ditës së Dëshmorëve”.

Në këtë manifestim përkujtimor, morën pjesë edhe Fazli Veliu kryetari SHVL-UÇK-së, Fatmir Limani, veprimtar i njohur i kauzës shqiptare, si dhe Armend Shaqiri ish ushtar i UÇK-së.
Para dheut ku prehet Nuri Mazari-Komandant Struga, fjalë rasti në nderim të veprës së tij jetësore në shërbim të kombit shqiptar, mbajti Fazli Veliu .

Ndërsa, para varrit të Islam Veliut foli veprimtari Fatmir Limani i cili në këtë rast foli edhe në emër Lëvizjes Popullore të Kosovës ,anëtar i së cilës për vite me radhë ka qenë edhe Islam Veliu.

Ndërkohë, ish ushtari i UÇK-së ,Armend Shaqiri fjalën e rastit e mbajti para varrit të dëshmorit Refaet Dervishi. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button