Cana shënon golin e dytë për Lazion

Futbollisti gjakovar, Lorik Cana ka realizuar golin dytë për skuadrën e Lazios në fitoren që shënuan në udhëtim ndaj Atalantës, me rezultat 2:0.

Më parë për skuadrën nga Roma kishte shënuar Kozak (35’), ndërkaq golin e nokautit anëtari i përfaqësueses shqiptare e shënoi në minutën e 90-të. Me këtë fitore Lazio nga pozita e pestë kaloi në të katërt, por që mbeti dy pikë larg Udinezes, që mundi, Genoan, 2:0.

Në javën e ardhshme Lazio takohet me Interin në “Olimpico”, ndërkaq që do të jetë e varur edhe nga fati i takimit, Catania dhe Udinese, me të cilën edhe është në garë të drejtpërdrejt për pozitën e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button