City edhe një hap për t’u bërë kampion

Manchester City është shumë pranë që ta sigurojë titullin e kampionit të Premier Ligës, pasi ka mposhtur me rezultat 2-0 në St. James Park skuadrën që i shkaktoi mjaft probleme, Newcastle United.

Ndeshja filloi me atmosferë të zjarrtë në stadium dhe me dominim të lehtë të vendasve në fillim të takimit, por pa bërë diçka konkrete.

Në fund të pjesës së parë, City bëri presion të lartë mbi mbrojtjen vendase, duke rrezikuar pas një aksioni mirë të organizuar, ku golin ‘qytetarëve’ ua mohoi Davide Santon, i cili largoi topin nga vija fatale.

Sidoqoftë, në kjo nuk ishte problem në pjesën e dytë. Pas presionit të shtuarmbi portën kundërshtare, Yaya Toure me një goditje fantastike nga 25 metra mposhti portierin Krul për t’i dhënë epërsinë Cityt.

Në vazhdim Newcastle tentoi të kthehej në lojë dhe në fund për pak sa nuk nxorri një penalti, teksa në kundërsulm ishte përsëri Yaya Toure ai që shënoi, tani për 2-0 dhe konfirmimin e fitores së ekipit të tij.

Me këtë fitore Manchester City ka 86 pikë në vendin e parë, me tri pikë më shumë se sa Manchester United që takohet me Swansean në ora 17:00. Javën e ardhshme Manchdster City pret në Ettihad Stadium skuadrën Queens Park Rangers, sfidë ku Cityt i duhet fitorja për të siguruar titullin pasi edhe QPR po lufton për mbijetesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button