LG Optimus L7 P700 për shitje në Evropë dhe Azi

Modeli i ri i celularit në Android i kompanisë LG, Optimus L7 P700 do të jetë i qasshëm për shitje në kontinentin e Evropës dhe Azisë.

L7 do të kushtojë rreth 300 euro, i zhbllokuar dhe pa ndonjë kontratë me operatorët mobil të vendeve të caktuara. Varësisht ku e blini diku mund të kushtojë më shumë diku më pak. Për shembull në Amazon shitja e celularit është 287 euro në Gjermani. Domethën para se të blini këtë celular informohuni mire.

Optimus L7 është pjesë e linjës L të telefonave të prodhuesit të njohur LG, dhe i njëjti mbështetet nga versioni i ri i Android, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç WVGA IPS, rrjetet HSDPA, NFC, GPS, Wi-Fi b/g/n, DLNA, kamerën e pasme me 5MP, procesorin me 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie të brendshme, si dhe mbështetje për mikro SD kartelë. /geeky-gadget

Lajme të ngjashme

Back to top button