Kenia dominoi në maratonin e Shkupit

Atletët nga Kenia dominuan në maratonin e gjashtë me radhë të Shkupit dhe fituan në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Te meshkujt fitoi Patrik Mushemi Bambugo nga Kenia, i cili maratonin 42-km e garoi për 2:26:41 orë, ndërsa vendin e dytë e zuri Aleksej Troshkin nga Rusia dhe të tretin Mark Roig nga Spanja. Te femrat fitoi Sesilija Vangui Varutumo nga Kenia, e cila garoi për 2:54:58 orë. 

Trpe Martinovski me vendin e shtatë ishte njëri nga përfaqësuesit më të mirë nga Maqedonia.

Fituesit u shpërblyen me nga 1.700 euro.

Në maratonin e Shkupit që u mbajt paradite morën pjesë 3000 garues në të gjitha garat. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button