‘Mos më vrit’! Gjaku lumë dhe ulërima, ja si u vra Ariela, këto janë pamjet e tmerrit që tronditën Shqipërinë (VIDEO+16)

Një video e mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” në TV Klan tregon momentin menjëhere pas krimit. Nga pamjet shihet se trupat e Aldison Belulajt dhe studentes së juridikut që ai i mori jetën, ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin.

Provë kjo, që sipas ekspertëve të kriminalistikës, tregon se menjëherë pasi ka shtënë mbi Arielën, ai ka qëlluar edhe veten.

Në video shihet se si një efektiv i policisë i heq armën nga dora, ndërsa ai vazhdon të lëvizë.

Motra e Arielës dhe një shoqe e saj që ndodheshin aty, lëvizin të shokuara, ndërsa 21-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend.

Policia po heton mbi disa të dhëna se 23-vjeçari e ka përndjekur prej kohësh studenten dhe se vrasjen e kishte planifikuar, pasi pak ditë më parë kishte blerë edhe një pistoletë. /Tv.klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button