Raporti i sistemit Akmis pas një muaj “udhëtim” arriti në Prokurori

Raporti i sistemit “Akmis” para disa ditëve ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike. Raporti nga Ministria e Drejtësisë deri te Prokuroria ka udhëtuar më shumë se një muaj sepse është dërguar menjëherë pas prezantimit publik me 7 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Raporti ka arritur para disa ditëve dhe në të tashmë po veprohet”, u përgjigjën nga Prokuroria duke theksuar së për momentin vetëm aq mund të tregojnë.

“Grupi i kryesuar nga Gjykatësi Lazar Nanev gjatë kontrollimit të funksionit të sistemit kompjuterik për shpërndarjen e lëndëve gjyqësore përfundoi se janë ndarë nëpërmjet telefonit dhe me dorë. Për momentin raporti ka status të dokumentit klasifikues dhe i njëjti është shënuar me një shkallë të besueshmërisë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Me kontroll në Ministri është përfshirë periudha e vitit 2015 dhe 2016, atëherë në ulësen e kryetares të Gjykatës Penale janë ulur Vlladimir pançevski, Tatjana Mihajllova dhe Stojançe Ribarev. Në Gjykatën Supreme atë përudhë ishin Snezhana Bajllozova, Lidija Nedellkova dhe kryetari aktual Jovo vangellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button