Xhaka dhe Mustafi: Ne jemi Arsenali, shkojmë në Wembley (Foto)

Arsenal ka siguruar një biletë për në finalen e Carabao Cup. Gunners kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin The Emirates kundër Chelseat me rezultat 2-1. Pas takimit, kanë folur edhe dy lojtarët shqiptarë të skuadrës së Arsenalit, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Ky i fundit, realizoi golin e dytë për skuadrën, i cili rezultoi edhe i fitores që e dërgoi në finale të kupsë së dytë më të rëndësishme të Anglisë, shkruan Telegrafi.

“Laca XhakaBOOM! Ne jemi Arsenali i famshëm dhe do të shkojmë në Wembley”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Xhaka.

“Wembley, jemi ne sërish. Urime Nacho, njeri i ndeshjes”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Ndryshe, Arsenali në finalen e madhe do të takohet me Manchester Cityn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button