Vdes vozitësi në rrugën rajonale Dibër-Mavrovi Anovi

Shkupjani Arxhent B. (38) ka vdekur në rrugën rajonale Dibër-Mavrovi Anovi pasi mbi veturën që e ka vozitur ka rënë shkëmb i madh.

Në këtë fatkeqësi kanë pësuar lëndime të lehta bashkëshortja e tij dhe djali i tyre dy vjeçar.

Sipas policisë, rreth orës 11:30 mbi veturën “shevrolet-spark” me targa të Shkupit në afërsi të vendit të quajtur “seneçki livadi” ka pasur shkëputje gurësh. Një shkëmb i madh ka rënë mbi veturën me ç’rast vetura ka dalur nga rruga. Sipas informatave paraprake vozitësi ka vdekur në vendngjarje, përderisa bashkudhëtarët gruaja I.B. (29) dhe djali D.B. (2) kanë pësuar lëndime të lehta.

Gjykatës hetues nga Gjykata themelore Gostivar, prokuror publik dhe ekipet e SPB-së Tetovë po hetojnë rastin. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button