Shkup, ndërroi jetë 38-vjeçari pasi është varur

Një 24-vjeçar ka denoncuar një rast në polici ku ka treguar se deri sa ka qenë duke vrapuar në parkun e Gazi Babës ka vënë re një trup të varur në një shtëpi verore, transmeton Portalb.mk.

Rastin menjëherë e ka paraqitur në Njësinë e Raportimit dhe Komandës në Shkup dhe më pas është dalë në vendngjarje.

Nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja e 38-vjeçarit me iniciale S.Z. nga Shkupi.

Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi është dhënë për autopsi në Mjekësinë Ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button