Sasi e madhe e cigareve të gjetura në furgon, shoferi iku

Sasi e madhe e cigareve të ndryshme të shtunën rreth orës 20:10 janë zbuluar gjatë kontrollës së furgonit “Reno Trafik” në lumin e Radushës, informojnë prej policisë.

Gjatë tentativës për ndalimin e furgonit, shoferi iku, ndërsa bashkëudhëtari i tij 21 vjeçar nga Kosova u arrestua. Gjatë kontrollës së automjetit janë gjetur 14.640 paqeta të cigareve të ndryshme (Marlboro,Davidov, Bos, Dunhill, Laki Strajk, Vest, Vinston, Kent).

Policia po ndërmer masa për pastrimin e situatës./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button