Dy binjake dhe kusherira e tyre ndajnë të njëjtin burrë

Dy motra Vicki dhe Valeri Darger, 42 vjeç dhe kushurira e tyre Aline 43 vjeç, janë të martuara me të njëjtin burrë, 43 vjecarin Joe. Të katërt janë mormonë fondamentalistë nga Salt Lake City, SHBA dhe jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi me 24 fëmijët e tyre. Për fenë e tyre, të tre gratë janë njësoj të barabarta në martesë, secila ka dhomën e saj të gjumit dhe Joe i alternon ato çdo natë.

Joe ishte vetëm 18 vjeç kur nisi të dalë më Vicki-n dhe kushërirën e saj, Alinën, në të njëjtën kohë dhe u martua me to në një ceremoni mormone në vitin 1990. Pas dhjetë vjet martese ato nisën ta inkurajojnë Joe-n që të niste një marrëdhënie me Valerie-n pasi kjo e fundit po kalonte periudhë divorci me bashkëshortin e saj të moshuar, Donald, që kishte pasur gjashtë gra. Në vitn 2000 ai u martua edhe me binjaken tjetër dhe tashmë të gjithë janë të lumtur.

Valerie, që punon në një biznes të familjes për pastrimin me Alinën, shprehet: “Fakti që Joe është martuar me Vicki-n, nuk më shqetëson aspak. E marr si shenjë se ai do jetë një bashkëshort i mirë edhe me mua. Kur ishim adoleshente, unë dhe Vicki pëlqenim të njëjtit meshkuj. Mendoja se do ishte mirë sikur të kishim edhe për burrë të njëjtin person” .

Ata tentuan ta mbajnë martesën sekret pasi poligamia është e jashtëligjshme megjithëse praktikuesit thuajse kurrë nuk procedohen vetëm në rast se ka prova të dhunës ose mashtrimeve.

Tashmë Joe, që aktualisht ka një kompani ndërtimi dhe tre gratë e tij po flasin hapur në mënyrë që paragjykimi për poligaminë të kapërcehet pasi kur ka ndjenjë gjithcka është e lejueshme…Në fund të fundit jeta është e bukur kur kalohet bukur…numri nuk ka rëndësi…

Lajme të ngjashme

Back to top button