fbpx

Jankullovska: Mbetemi të bashkuar dhe vigjilent lidhur me kërcënimet e ardhshme

“Shoqëria maqedonase tregoi pjekuri dhe nuk lejoi eskalimin e incidenteve, por nuk guxojmë që të mashtrohemi se nuk mund të ketë sfida të reja. Patjetër duhet të mbetemi të bashkuar dhe vigjilent lidhur me kërcënimet e ardhshme”, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në një intervistë për agjencinë shtetërore MIA, me rastin e Ditës së Policisë në Maqedoni. 

Ajo në këtë intervistë sërish është ndalur në vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit në Smilkovc të Shkupit.

“Vrasja makabre në Smilkovc është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndjekur MPB-në”, theksoi Jankullovska, duke theksuar se MPB nuk ka favorizuar informacionet e shërbimeve të huaja lidhur me vrasjen, ndërsa ajo sërish ka përmendur përfshirjen edhe të Maqedonisë nga radikalizmi islam.

 
“Sipas informacioneve që i kemi, radikalizmi islamik ka pasur ekspansion në nivel global, dhe kuptohet që Maqedonia nuk mund të jetë përjashtim dhe të jetë shmangur nga ky rrezik”, deklaroi Jankullovska. 

Sipas saj, qëllimet e këtyre grupeve është që të rrisin frikën dhe të shkaktojnë padurueshmëri, ndërrimin e mënyrës së jetesës si dhe të shkaktojnë nervozizëm tek qytetarët si dhe të krijojnë hapësirë për veprimin e tyre të mëtejshëm./ina

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close