Haradinaj : Llogari u japim deputetëve e jo ambasadorëve

Qeveria e Kosovës nuk u jep llogari ambasadorëve, por vetëm Kuvendit për vendimet që i ndërmerr, ka deklaruar sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur është pyetur nga gazetarët lidhur me nismën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatës Speciale, transmeton REL. 

“Qeveria e vendit llogari i jep parlamentit, parlamenti na ka zgjedhur…ambasadorëve u japim llogari në marrëdhënieve diplomatike, në marrëdhënie me shtete. Ne nuk i kemi punëdhënës ata, ne punëdhënës i kemi deputetët”, tha Haradinaj.

Lidhur me kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, që kuvendi e ka dërguar në qeverinë e Kosovës, Haradinaj theksoi se lënda është në qeveri, dhe se janë procedura që duhet të kalohen.

“I kemi 30 ditë, do t’i kalojmë procedurat në afat kohor të paraparë“, është shprehur Haradinaj në një konferencë për gazetarë, pas një vizite pune që e ka bërë në Ministrinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button