Në mesin e 3.000 maratonëve edhe ambasadori evropian Orav

Mbi 3.000 pjesmarrës këtë vit, mes tyre edhe fëmijë që sapo kanë filluar të hecnin, vraponin në garën e gjashtë të maratonit në Shkup që filloi sot para qendrës “Pella” në ora 09:00. Në grupin e madh ishte edhe ambasadori evropian Orav.
Të paraqitur janë edhe pjesmarrës nga jashtë mes tyre Vilson Meli, Vangui Varatumo prej Kenisë, rrusi Aleksej Troshkin etj. Do të vrapohet në maraton prej 42.195 metra dhe mini-maraton fëmijësh Qunga-llunga.
Shpërblimi kryesor i maratonës tek meshkujt dhe gratë është 1700 euro, plus 300 euro bonus për rekord, derisa për maratonët më të mirë maqedonas, vendi i parë do fiton shpërblim prej 300 eurove./portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button