Messi mesazh lamtumire për Arda Turan

Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, publikoi një mesazh lamtumire për futbollistin turk, Arda Turan, i cili u largua nga Barcelona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti 30 vjeçar Messi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka publikuar një fotografi ku ndodhet edhe ish-futbollisti i Barcelonës, Arda Turan, i cili u transferua në klubin e superligës turke Medipol Başakşehir.

“Arda të uroj shumë fat në periudhën e re. Jam i bindur se do të jesh i mrekullueshëm”, është shprehur Messi.

Messi në mesazhin e njëjtë uroi fat dhe sukses Rafinha-s i cili iu bashku ekipit italian Inter dhe bashkatdhetarit të tij Javier Mascherano-s, i cili po u transferua në ekipin e superligës kineze Hebei Fortune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button