Maqedoni, tekstet shkollore, gabimeve duket se po u vjen fundi

Gabimeve të shumta në tekstet shkollore duket se po u vjen fundi. Qeveria ka sjell vendim për ndryshime të Ligjit për librat e shkollës fillore dhe të mesme të cilat ndryshime I japin të drejtë Shërbimit Pedagogjik t’i ftoj botuesit, respektivisht autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes. Gjithashtu në ndryshimet e Ligjit është paraparë që edhe vet autorët ose botuesit të propozojnë ndryshime dhe plotësime shtesë paraprakisht pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik, njofton Alsat M.

Propozim Ligji për tekstet shkollore të arsimit fillor dhe të mesëm, Neni 5

  1. Nëse në librat e miratuara është e nevojshme të bëhen korrigjime ose plotësime nga aspekti profesional metodologjik teknik si dhe nga aspekti I përkthimit dhe adaptimi, ndërsa të njëjtat nuk paraqesin më shumë se 30 % nga përmbajtja e librit, Shërbimi Pedagogjik mund ti ftoj botuesit, respektivisht autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes”.

  1. Nëse në librat e miratuara është e nevojshme të bëhen ndryshime të caktuara ose plotësime shtesë nga aspekti profesional metodologjik teknik, si dhe nga aspekti i përkthimit dhe adaptimit, ndërsa të njëjtat nuk paraqesim më shumë se 30 % nga përmbajtja e librit, autorët ose botuesit mund të propozojnë ndryshime ose plotësime shtesë deri te Shërbimi Pedagogjik, paraprakisht pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski sqaroi se ndryshimet ligjore parashohin nëse botuesi, respektivisht autori nuk vepron në pajtim me nenet e apostrofuara më lart, vendimi për përdorimin e librit tërhiqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button