Katalunasit e shpallin të padëshirueshëm mbretin spanjoll

Kuvendi i qytetit katalunas Berga ka shpallur sot deklaratën me të cilën mbreti spanjoll Huan Karlos shpallet person i padëshiruar.

Në qytetin me 17.000 banorë, deklaratën e ka propozuar partia separatiste “Bashkimi i popullit”, ndërsa këshilltarët e qytetit e kanë miratuar me votim.

Edhe pse bëhet fjalë për një akt simbolik, bëhet fjalë edhe për një atak ndaj monarkisë, pasi që para dy muajsh thuaja i tërë opinioni publik kishte dënuar Mbretin Huan Karlos për shkak se edhe përkundër krizës ekonomike kishte shkuar në Bocuana, në gjueti të elefentëve.

Pallati mbretëror ka kundërshtuar sot që të komentojë deklaratën e qytetit Berga./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button