Zuckerberg fiton 846 milionë dollarë?

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg është i vendosur të fitojë të paktën 846 milionë dollarë, kur kompania e tij të regjistrohet edhe zyrtarisht në bursë.

Përmes një njoftimi të lëshuar të enjten, Facebook deklaroi se do të shesë 337.4 milionë aksione me çmime që sillen prej 28 deri në në 35 dollarë për aksion në ofertën e saj fillestare publike.

Sipas letrave zyrtare të kompanisë të dorëzuara në SEC, Zuckerberg do të shesë rreth 30.2 milionë aksione, të cilat ai i ka në posedim.

Me çmimin më të lirë, ai do të fitonte 846 milionë dollarë , ndërsa me çmimin më të lartë ai do të grumbullonte 1.05 miliardë dollarë, dhe kjo me siguri se do ta bëjë atë njërin ndër njerëzit më të pasur për moshën e tij./portalb


Lajme të ngjashme

Back to top button