Vazhdon persekutimi i muslimanëve të Arakanit

Në këto ditë kur bëhen deklarata kontradiktore për kthimin në shtëpi të muslimanëve të Arakanit, del në pah se vazhdojnë djegiet dhe shkatërrimi i shtëpive të muslimanëve në Arakan, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e besueshme, theksohet se ngjarjet e dhunës ndaj muslimanëve të Arakanit nuk kanë përfunduar.

Burimet njoftuan se, vazhdojnë të digjen shtëpitë në disa fshatra të Maungdaw, që është vendi ku kishin nisur ngjarjet e dhunës dhe ku jetojnë muslimanët.

– Vazhdon enigma për kthimin në shtëpi të muslimanëve të Arakanit

Qeveria e Bangladeshit shpeshherë ka bërë thirrje për rikthimin e muslimanëve të Arakanit në territoret e tyre. Në kuadër të kësaj më 23 nëntor mes qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit u nënshkrua një marrëveshje.

Sipas marrëveshjes, personat që dëshirojnë të rikthehen në Miamar janë të detyruar që të paraqesin dokument se kanë jetuar në Mianmar para se të kalonin në Bangladesh, por muslimanët e Arakanit nuk janë të regjistruar në Mianmar për shkak se në vitin 1982 atyre iu hoqën të drejtat e shtetësisë. Ndërsa theksohet se duhet të kalojnë në procesin e “miratimit” të qeverisë së Mianmarit edhe dokumentet e dhëna në këtë vend ndaj muslimanëve të Arakanit që kanë kaluar në Bangladesh.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Ndihmës dhe Zhvendosjes i Mianmarit, Win Myat Aye, në një deklaratë të tij të bërë javën e kaluar gjatë një konference shtypi në kryeqytetin e Mianmarit, Nepxhidou, kishte thënë se planifikohet që procesi i rikthimit të muslimanëve të Arakanit që kanë ikur në Bangladesh, në Mianmar të fillojë javën e ardhshme. Por më pastaj ai kishte njoftuar se ky proces është shtyrë.

– Spastrimi etnik i muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të fundit nga Kombet e Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit të cilët nga 25 gushti i vitit të kaluar kanë ikur në Bangladesh si pasojë e dhunës nga ushtria e Mianmarit dhe turmat budiste, ka arritur në 655 mijë.

Supozohet se në vitet 1970, në Arakan kanë jetuar afro dy milionë muslimanë dhe si pasojë e spastrimit etnik nëpërmjet sulmeve sistematike, ky numër ka rënë në 350 mijë.

Nga ana tjetër, pamjet satelitore nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, tregojnë se janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button