Si pasojë e shirave të dendur del nga shtrati lumi Seine në Paris

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Seine për shkak të shirave të dendura në kryeqytetin e Francës, Paris, janë mbyllur 7 stacione të trenit periferik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Administrata Hekurudhore e Francës, SNCF, theksohet se për shkak të shirave të dendur niveli i ujit në lumin Seine në kryeqytet është rritur tej mase.

Më tej theksohet se niveli i ujit ditën e premte do të arrijë nivelin maksimal, ndërsa si kundërmasë janë mbyllur 7 stacione të linjës hekurudhore të trenit periferik C.

Në deklaratë bëhet e ditur se niveli i ujit në lum ka arritur në 5,7 metra, ndërsa ka gjasa që ajo të tejkaloj nivelin e arritur në 6,10 metra në vitin 2016.

Ndërkohë edhe niveli i ujit në lumin Reine, e cila përbën kufirin mes Francës dhe Gjermanisë, ka shënuar rritje dhe se ka kërcënim për përmbytje. Dje në tre vende ishte dhënë alarm i kuq për shkak të përmbytjes.

Në përmbytjet e vitit 2016 në Paris shumë stacione të metrosë mbetën jashtë përdorimit, ndërsa muzetë si Louvre dhe Orsay ishin mbyllur për vizita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button