Idrizovë, vetëvritet një i dënuar me burg të përjetshëm

Një i dënuar me burg të përjetshëm ka kryer vetëvrasje në burgun e Idrizovës. Sipas burimeve të Alsat M, bëhet fjalë për tashmë të ndjerin me iniciale I.M i lindur në vitin 1979 nga Kërcova. Rastin e konfirmuan edhe zyrtarë të institucionit ndëshkues të cilët shtuan se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Sipas burimeve të Alsat M, i ndjeri I.M në burgun e Idrizovës ndodhej nga viti 2005 ndërsa deri më tani ka provuar edhe 3 herë tjera të kryej vetëvrasje por është shpëtuar nga të burgosurit tjerë. Sipas burimeve nga të burgosurit, motiv për vetëvrasjen ishte mos përfshirja e veprës tij në ligjin për amnisti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button