Nënshkruhet marrëveshje mes Microsoftit të Maqedonisë dhe Byrosë së zhvillimit të arsimit në RM

Niveli i bashkëpunimit ndërmjet Microsoft dhe institucioneve qeveritare merr dimension të ri me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për licenca ndërmjet Microsoftit të Maqedonisë dhe Byrosë së zhvillimit të arsimit në Republikën e Maqedonisë.

Drejtori i Byrosë së zhvillimit në Republikën e Maqedonisë, Rizvan Bela tha se veglat e Office 365 janë dëshmuar në nivelin e përfitimeve të cilat e mundësojnë për shfrytëzuesit, transmeton MIA. 

“Byroja e zhvillimit të arsimit ka 150 të punësuar, të shpërndarë në shtatë sektore, gjashtëmbëdhjetë njësi dhe shtatë njësi rajonale në Republikën e Maqedonisë. Përdorimi i Office në kuadër të institucionit është më se i nevojshëm sepse shkaku që komunikimi i nivelit ditor është intensiv ndërmjet të punësuarëve por edhe me institucionet tjera që janë të përfshira në arsim. Aplikimi i mënyrës bashkëkohore të punës në institucionin do të mundësojë produktivitet dhe efektivitet më të madh në kryerjen e detyrave të punës. Duke e pasur parasysh faktin se kjo pako ofron organizim të sigurt të dokumenteve në një vend, qasje ndaj të njëjtave nga cili do qoftë vend, kolaboracion i njëkohësishëm, komunikim në kohën reale dhe e tëra nga cila do qoftë pajisje, kompjuter, tablet apo telefon do të kontribuojë për modernizimin e zhvillimit profesional të punësuarëve në Byronë e zhvillimit të arisimit kështu që do të jenë në qasje të vazhdueshme me teknologjitë e reja dhe të njëjtat do të mundet t’i ndajnë me mësimdhënësit në drejtim të realizimit të mësimit interaktiv dhe bashkëkohorë”, Bela.

Drejtori ekzekutiv i Mikrosoft të Republikës së Maqedonisë, Lupço Georgiev e çmon lartë bashkëpunimin me institucionet shtetërore, sepse prej atje rrjedhin ndryshimet, e në veçanti nga sektori i arsimit.

“Bashkëpunimi ynë me Byronë e zhvillimit të arsimit, përfshin një valë të re të zbatimit inovativ dhe modern të veglave më të mira për punë. Me këtë hap, personave profesional në BZHA dukshëm do t’i përmirësohet efikasiteti në punë dhe të njejtin do ta përcjellin në sektorin e arsimit duke i mundësuar efekt të dobishëm i cili ka potencial të ngjall me rezultate për zhvillimin e shoqërisë”, tha Georgiev.

Ndërkaq, menaxhuesja udhëheqëse për zhvillimin në lëmin e arsimit në Microsoft, Vlora Ademi tha se ky është një fillim i shkëlqyeshëm për bashkëpunimin me Byronë e zhvillimit të arsimit.

“Më vjen mirë që e njëjta përfshin plane të ardhshme në drejtim të ngritjes së kapacitetit të zhvillimit profesional të mësimdhënësve përmes aplikimit dhe implementimit të Microsoft programeve mësimore për aplikimin e Teacher Academies në lëmin e shkencës kompjuterike dhe STEM Academy’’, theksoi Ademi.

Microsoft e ofron platformën 365 e cila përshtatet me shkathtësitë moderne të popullatës së re e cila në mënyrë plotësuese i shpërblen njerëzit e vetë profesional, predispozitat dhe u lejon disa mundësi për punësimin në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button