Mblidhet kryesia qëndrore e BDI-së

Kryesia qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim para pak çastesh është mbledhur në selinë qëndrore në Reçicë të vogël të Tetovës.

Operacioni “Monstrum” që u zhvillua me arrestimin e dhjetëra shqiptarëve dhe akuzat për terrorizëm islamik dhe radikalizëm që janë pjesë e vrasjes së grupit të pesëfishtë, si dhe protestat e djeshme të organizuar spontanisht nga mijëra të rinjë do të jenë temat që do të diskutohen nga krerët partiakë.

Para fillimit të mbledhjes asnjë funksionarë partaik nuk ka dashur të prononcohet, ndërsa gazetarëve u është thënë se do të informohen përmes një komunikate me shkrim, pas përfundimit të mbledhjes.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button