fbpx

4 vjeçarja var veten me rripin e çantës Kitty

Vajza 4 vjeçare aksidentalisht var veten e saj me rripin e çantës Kitty, gjatë gjumit kur ajo po flinte në dhomën e saj.

Tegan Hancox, vajza 4 vjeçare shpesh fliste përçart në gjumë dhe madje ngrihej dhe bënte dhe veprime të ndryshme, por nuk mbante mend asgjë kur çohej nga gjumi, tha nëna e saj.

Po kështu ndodhi dhe atë natë kur ajo kishte varur veten me rripin e çantës së saj Kitty. 
Ajo u gjet e varur nga e ëma dhe motra e saj në dhomën e saj në mëngjes.

Nëna e vet shpjegoi se ajo ngrihej 4 ose 5 herë gjatë natës, madje shkonte në krye të shkallëve flste me vete dhe shkonte për të fjetur. Por ajo e shpjegon se dhe babai i saj biologjik kishte të njëjtin problem ndaj dhe nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi.

Nëna me zemër të thyer për humbjen e vajzës u bën thirrje që prindërit të kenë kujdes me dhomat e gjumit të fëmijëve, pasi ndodhin aksidente nga ato që s’mund të mendohen.

Dhe raporti i mjekësisë ligjore ishte se ajo qe varur aksidentalisht./portalb

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close