fbpx

Protesta: prononcohet Gruevski, protestuesit u manipuluan

Protesta e djeshme me moton ‘Stop rasteve të montuara’ për kryeministrin Gruevski ishte montim i disa partive politike opozitare. Pa dashur të cekë se cilat janë këto parti që sipas tij manipulojnë me opinionin, Gruevski tha se këto parti kur ti shohin dëshmitë që i ka mbledhur policia në gjyq do të turpërohen.

“MPB ka prova të fuqishme që do t’i prezantojë para gjykatës për vrasjen e pesë personave tek liqeni i Smillkovcit. Koha do të tregojë se ato prova janë ato që përbëjnë të vërtetën, dhe jo ato që mendojnë se dikush i manipulon”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski tha se çdokush ka të drejtë të organizojë protesta, por porositi partitë që të ‘mos futin hundën’ në to dhe të mos i manipulojnë.
 
Disa nga partitë e opozitës shfrytëzuan dobësinë dhe emocionet për të manipuluar qytetarët, deklaroi Gruevski.

“Unë e di se problemi në demokracinë tonë ndonjëherë është se disa nga partitë e opozitës dinë t’a keqpërdorin momentin. Edhe me këtë rast kishte ndonjë parti opozite që në njëfarë mënyre me komunikatat dhe deklaratat e veta, nxiti reagime negative në këtë drejtim. Mirëpo, të gjitha ato parti në njëfarë mënyre, do i humbin pikët politike kur gjërat do të dalin në shesh”, tha Gruevski.

Dje afro 10 mijë qytetarë organizuan një protestë me karakter fetar me moton ‘Jemi mysliman, jo terroristë’.

Protestuesit të cilët ishin nga shumë komunitete etnike me flamuj  shqiptar, turk dhe të Arabisë Saudite protestuan kundër mënyrës se si u realizua aksioni policor Monstrum, dhe kundër cilësimit të 20-të të arrestuarve si radikalistë islamikë, 10 prej të cilëve gjykata i la të lirë. 

Menjëherë pas operacionit policorë në publik u paraqitën fotot e personave të arrestuar, mes tyre edhe katër gra, dhe videot policore të xhiruara gjatë arrestimit të tyre.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close