Maqedoni, nuk ka numër të saktë sa persona fizik janë obligues të TVSH-së

Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e qëllimeve të TVSH-së për personat fizik të cilët kanë realizuar të ardhura mbi një milionë denarë në Drejtorinë e Ardhurave Publike, DAP-i ka afat prej 15-të ditëve të përpilojë vendim lidhur me fletëparaqitjen e dorëzuar për regjistrim. Tani për tani në DAP nuk kanë numër sa persona fizik kanë për obligim ta bëjnë këtë. Gjendjen mund ta shqyrtojnë pasi do të përfundojnë afatet për parashtrimin e raporteve vjetore nga paguesit e të ardhurave dhe përpunimit të fletëparaqitjeve vjetore tatimore për të ardhura të realizuara shtesë.

Të gjithë obliguesit tatimor – persona fizik të cilët ushtrojnë veprimtari tatimore ekonomike për qëllimet e TVSH-së, ndërsa në vitin paraprak kalendarik (2017) kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm prej mbi 1.000.000,00  denarë kanë për obligim deri te DAP-i të parashtrojnë Fletëparaqitje për regjistrim për qëllimet e TVSH-së më së voni deri më 15 janar të vitit 2018.

“Në pajtim me nenin 51-a të Ligjit për TVSH, organi kompetent tatimor për Fletëparaqitjen për regjistrimin e tatimit të vlerës së shtuar sjell vendim në afat prej 15 ditëve nga dita e dorëzimit të parashtresës. Në mënyrë shtesë që të mund organi për të ardhura publike të konfirmojë sa tatimpagues kanë realizuar qarkullim mbi 1.000.000.00 denarë, duhet të përpunohen të dhënat nga Raportet vjetore nga paguesit e të ardhurave të cilat i dorëzojnë të njëjtit deri te DAP-i më së voni deri më 31 janar të vitit 2018, si dhe nga përpunimi i fletëparaqitjeve vjetore tatimore për konfirmimin e tatimit vjetor të të ardhurave për vitin 2017, afati i së cilës për parashtrim është bashkë me 15 marsin e vitit 2018. Pas vendosjes së tërësishme dhe përpunimit të parashtresave të dorëzuara Drejtoria e të Ardhurave Publike do t’i mbledh të dhënat dhe do të mund t’i shqyrtojë gjendjet”, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Në këtë kategori hyjnë të ardhurat e realizuara në bazë të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, siç janë veprimtaritë e ekspertëve dhe udhëheqësve falimentues, të ardhura nga veprimtaria bujqësore, të ardhura të realizuara në bazë të kontratës në vepër, të ardhura të realizuara nga dhënia me qira e hapësirave afariste, të ardhura të realizuara nga marrëveshjet autoriale dhe të drejtat nga prona industriale, të ardhura në bazë të anëtarësimit në borde drejtuese dhe të ngjashme.

Në Maqedoni sipas Ligjit për TVSH, obligues tatimor është personi i cili vazhdimisht apo kohë pas kohe në mënyrë të pavarur ushtron veprimtari ekonomike pavarësisht nga qëllimet dhe rezultatet nga kjo veprimtari. Obligimi i tillë ekziston me miratimin e Ligjit për TVSH në vitin 1999. Deri më 1 janar të vitit 2015 pragu ishte më i lartë dhe arrinte dy milionë denarë, ndërsa prej 1 janarit të vitit 2015 me ndryshimin e Ligjit është ulur në një milionë denarë.

Ky është viti i dytë me radhë në të cilin duhet personat fizik të parashtrojnë fletëparaqitje deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike të cilët kanë realizuar një milion denarë, gjegjësisht për vitin 2016 edhe këtë vit për të ardhura të realizuara në vitin 2017.

Sipas ligjit, gjobat për personat fizik të cilët nuk do të regjistrohen si obligues të TVSH-së arrijnë prej 250 deri në 375 euro.

Tani për tani nga Ministria e Financave nuk ka informacione nëse do të ndryshohet pragu dhe nëse ai do të rritet sërish në dy milionë siç ishte para vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button