Materialet e çmuara të Arkivit do të shkatërrohen nëse Qeveria nuk bën diçka

Secili popull e ka shpirtin e vet, dhimbjen e vet dhe fjalët e veta. Nëse shkatërrohen dokumentet nga Arkivi i Maqedonisë për shkak të transferimit në hapësira joadekuate, atëherë nuk do të ekzistojë më as çertifikata  jonë nga Regjistri i Amzës.

Kështu komentojnë të punësuar nga Arkivi Shtetëror, hapësirat e të cilit me projektin Shkupi 2014 tani gjenden në ndërtesën ku janë Muzeumi Arkeologjik dhe Gjykata Kushtetuese.

Архив внатрешност

As nuk janë pyetur, as dikush i ka dëgjuar kur kanë vërejtur se hapësirat e reja janë të mira vetëm për “riemërtimin e yjeve”, e jo se janë sipas standardeve botërore për arkiv, shkruan MIA.

Një vendim i pakuptimtë burokratik i qeverisë së mëparshme mund ta sjellë në gjendje që institucioni të mos mund ta kryejë veprimtarinë themelore.

“Nëse mbetemi në këtë ndërtesë – jondërtesë për arkiv, atëherë as të vdekurit nuk do të jenë të vdekur, as të gjallët nuk do të jenë gjallë. Nuk do të ekzistojmë në Maqedoni. Shpresojmë se ky shembull ka sens të na kthejë në ndërtesën ku ishim dhe të mos duhet ta vazhdojë politikën e keqe të qeverisë paraprake”, thotë një i punësuar në Arkiv.

“Që të ketë sukses e keqja nga hapi i pushtetit paraprak për Arkivin, Qeveria e tashme nuk duhet të bëjë asgjë”, shton ai.

Архив внатрешност

Me vendim të qeverisë paraprake nga shkurti i vitit 2012, Arkivi i Maqedonisë është transferuar nga lokacioni i “bërthamës intelektuale” në Shkup në ndërtesën e Muzeumit Arkeologjik, në katet e fundit i gjashtë dhe i shtatë. Objekti i vjetër i ndërtuar para 49 viteve (1969) ka qenë i shpërblyer dhe i cekur si shembull për institucion që zbaton standarde botërore për punë të arkivit.

Архив внатрешност

Në Arkivin ruhet material arkivor i krijuar nga organet më të larta shtetërore, institucionet publike, fondet nga të gjitha veprimtaritë shoqërore, si dhe koleksion i madh i fondeve personale nga personalitete të njohur publikë në domenin e politikës, shkencës, kulturës, artit, sportit…

“Tani jemi në hapësira që janë në kundërshtim të plotë me standardet botërore për punë arkivore – si për të punësuarit, ashtu edhe për materialin arkivor dhe shfrytëzuesit e tij. Me këtë tërësisht margjinalizohet funksioni bazë i Arkivit”, thonë bashkëbisedues tanë të cilët punojnë vite të tëra në Arkiv.

“Këtu nuk mund të ruhen  materiale arkivore. Lagështi ka prej se na transferuan, do t’i përmbysim dokumentet. Ose do të shkatërrohen vetë”, thotë njëri prej të punësuarve.

Архив внатрешност

Në Arkiv ruhen edhe materiale nga të gjitha hulumtimet në arkive të huaja, kryesisht dokumente diplomatike, që e mbulojnë mungesën nga dokumentet origjinale deri në vitin 1944. Arkivi është formuar në vitin 1951 dhe funksionon si organ i pavarur i administratës shtetërore me pjesë qendrore dhe nëntë sektorë rajonal, të cilët në tërësi e mbulojnë territorin e shtetit në pikëpamje të punës arkivore.

Në hapësirën e tanishme shfrytëzuesit duhet të presin me ditë për t’i shfrytëzuar fondet e kërkuara të cilat ende janë në pjesën e vjetër, ndërsa leximorja është një hapësirë e vogël joadekuate dhe e pakontrolluar në të cilën edhe pothuajse nuk vijnë hulumtues për shkak të kushteve joadekuate për shfrytëzim të dokumenteve.

Me ardhjen në hapësirat e reja numri i shfrytëzuesve prej vitit 2000 është ulur në vetëm 200 dhe çdo vit ulet. Vitin e kaluar, në raportin gjysmëvjetor janë regjistruar vetë 50 shfrytëzues të atij servisi të rëndësishëm qytetar.

Për krahasim, në ndërtesën e vjetër leximorja ka qenë afër ndërtesës së depos dhe shfrytëzuesit të njëjtën ditë i merrnin fondet arkivore për shfrytëzim. Leximorja ka pasur ndriçim natyror me dritare të mëdha dhe pamje maksimale me çka parandalohej keqpërdorimi i mundshëm i materialit arkivor.

“Në hapësirat e reja nuk ka kushte elementare për punë të arkivistëve të cilët rregullojnë dokumentacion të vjetër edhe qindra vjeçar. Sistemi për ventilim në mënyrë të parregullt kryen qarkullimin e ajrit deri te hapësirat për rregullim dhe përpunim. Nuk ka filtra për pastrim të rekomanduar për arkive në pajtim me standardet ndërkombëtare”, thonë bashkëbiseduesit tanë.

Архив внатрешност

Ndërtesa në afërsi të lumit Vardar është në kundërshtim të parimit themelor për ndërtim të objektit për arkiv sepse paraqet rrezik dhe problem për funksionimin e instalimeve të arkivit. Instalimet përçuese janë nën nivelin e lumit dhe kjo është pengesë për funksionim gjatë reshjeve të rrëmbyeshme, gjatë ujërave të shtuar nëntokësorë edhe kur ka temperatura të ulëta.

Në vitin 2016 Arkivi nuk punoi disa herë për shkak të vërshimit të hapësirave të bodrumit dhe të vertikales së ashensorit. Hapësirat punuese mbetën pa qasje, pa rrymë, pa ujë dhe pa ventilim të domosdoshëm.

Mediumet informuan, udhëheqësia e shtrembëronte apo ishte e heshtur për pasqyrën e vërtetë të gjendjes.

Hapësira është e paraparë për punë të 60 të punësuarve, ndërsa në të janë vendosur 120.

Архив внатрешност

“Në objektin e vjetër kishim hapësira për punë me ndripim natyror, me qarkullim të ajrit të pastër pa shpenzime për ventilim. Ato janë hapësira tërësisht funksionale për punë arkivore. Ndërtesa mundëson evakuim të shpejtë…

Depoja është një tregim më vete i cili nuk ka fund të lumtur nëse e gjitha transferohet në vendin e ri – aty ku nuk e ka vendin.

Magazina e re është tërësisht në kundërshtim me standardet për ndërtimin e hapësirës së arkivit për ruajtjen e dokumenteve. Kjo është afër ujit dhe ka pamjen e një hapësire magazinash për ruajtjen e fletushkave të cilat janë shkruar me fantazitë politike të politikanëve jorealë, e jo për dokumente për historinë e vendit.

“Depoja tani është në katin e gjashtë. Është e hapur në të gjithë gjatësinë e saj (1700m2) pa u ndarë në salla më të vogla  me oda për mbrojtjen nga zjarri. Në depo kalojnë gypa të kanalizimit dhe ujësjellësit dhe gypa të tensionit të lartë që është rrezik për rënien e zjarrit në këtë depo dhe shkatërrimin e materialit të arkivit. Nuk ka dritare, as ventilim si kusht kryesor për mbrojtjen nga mikroorganizmat.

Në vitin 2016 depoja ishte përmbytur nga instalimi i parregullt atmosferik. Ndodhet në një vend mbi hapësira administrative Ky është një gabim klasik  sepse mund të rrezikohet jeta e të punësuarve për shkak të rritjes konstante të peshës apo rëndësisë së depos.

Përkundër kësaj, depoja në objektin e vjetër të Arkivit i plotëson të gjitha standardet botërore për ruajtjen e materialit arkivor. Është një ndërtesë e veçantë e ndarë nga mjediset administrative me një hyrje të veçantë mbrojtëse. Ka pesë kate, me salla prej 430 m2. Çdo sallë me një hyrje të veçantë me akses nga ashensori dhe shkallët. Është ndërtuar me llogaritjet statike që lejojnë një rritje të konsiderueshme të peshës në depo.

Dokumenti më i vjetër që ruhet në Arkivin Shtetëror është i shekullit të 12-të.

1.387 fonde ruhen në depo të departamentit qendror të Arkivit Shtetëror, 10.717 libra arkivore dhe 28 përmbledhje të dokumenteve 35.555 kuti arkivore, 23.000 kllaserë. Sipas të dhënave më të fundit në Arkivë janë ruajtur mbi 70.000.000 dokumente ose rreth pesë kilometra gjatësi material të përhershëm arkivor. 12,500 mikrofilma dhe 5,050 mikrofisha me një total prej 7,500,000 incizimesh. Në depot e nëntë departamenteve rajonale të Arkivit Shtetëror mbahen 13 kilometra në gjatësi dokumentacione nga komunat dhe institucionet publike, të cilat janë nën juridiksionin e vetëqeverisjes lokale.

“Pa dokumentacion, nuk ka komb. Vetëm kryeministri dhe qeveria e dinë adresën për shpresën e Arkivit të Maqedonisë. Ajo është-kthimi në objektin e vjetër”, thotë bashkëbiseduesi nga Arkivi.

Nëse kjo nuk ndodh, ai bindshëm thotë se do të largohet. Të njëjtën e thonë edhe disa të tjerë. Thonë-nuk duam që të marrim pjesë në shkatërrimin e Maqedonisë.

“Maqedonia pa këto dokumente të Arkivit do të jetë si konservë bosh, tha një prej tyre.

Ndërtesa e Vjetër e Arkivit tani është bosh, por i është dhënë Institutit për Historinë Kombëtare dhe Prokurorisë. Në tapetin e kuq në hyrje, në të cilin për 49 vjet kaluan shkencëtarë, akademikë, presidentë shtetesh, ministra tani do të hyjnë të dyshuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Për historianët e Institutit për Historinë Kombëtare – hapin një hyrje tjetër të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button