Bamir Topi takohet me Papa Benediktin e 16-të

Presidenti Bamir Topi dhe zonja e pare, Teuta Topi janë pritur ne Vatikan nga Papa Benedikti i XVI.

Presidenti vlerësoi rolin e kishës katolike dhe shprehu bindjen se Vatikani do te jete gjithnjë ne krah te përpjekjeve dhe aspiratave te popullit shqiptar për tu bere pjese e familjes se madhe evropiane.

Nga ana e tij edhe ati i shenjte ka shprehur mbështetjen e tij për rrugëtimin e Shqipërisë ne BE ne 100-vjetorin e pavarësisë.

Ne fjalën e tij Papa Benedikti i XVI, theksoi se “Shqipëria dhe populli shqiptar me bashkëjetesën, harmoninë dhe tolerance fetare është një shembull unik i evidentimit te vlerave me te mira paqedashëse e njerëzore”.

Marrë nga Vizion plus

Lajme të ngjashme

Back to top button