Gjykimi për rastin “Trust” ku i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan do të vazhdojë me 30 janar

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot u mbajt seancë për rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike ku është dëgjuar personi ekspert Radomir Cvetanovski, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen e mbrojtjes personi shpjegoi se si konfirmohet kapaciteti i aparatit që e përpunon thëngjillin. Ai tha se ka kryer ekspertizë në karakteristikat e aparatit në vend dhe se në aparat është instaluar motor C13 me 440 kuaj fuqi dhe kapacitet prej 350+ tonë në orë. Ai tha se është e rëndësishme që në procedurë për marrjen e koncesioneve për gërmimin e materieve minerale të përdoret njësia matëse kub, ndërsa për konfirmimin e zgjedhjes së pajisjes për gërmim të thëngjillit dhe transportit të përdoret njësia ton.

Për shkak se seanca nuk përfundoi në kohë, gjykatësja Lidija Zimbova e ndërpreu folësin dhe caktoi seancë tjetër për 30 janar në orën 10 ku do të vazhdojë me dëgjimin e tij.

Në lëndë të akuzuar janë biznesmeni Sead Koçan si dhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011.

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button