Osmani në takim me delegacionin e Suedisë: presim përkrahje në procesin evro-atlantik të Maqedonisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin që e realizoi sot, në Shkup, me delegacionin e Mbretërisë së Suedisë, udhëhequr nga sekretari shtetëror i Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Tregti, Oskar Stenstrom, ka kërkuar mbështetje për integrimin evro – atlantik të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Kemi periudhë kyçe, shans historik që të bëjmë hap të rëndësishëm në integrimet tona euro- atlantike dhe tani na nevojitet mbështetja nga miqtë tanë ndërkombëtar”, tha Osmani.

Në takim u hapën tema për bashkëpunim dypalësh mes dy vendeve, procesi euro- integrues i Maqedonisë, si dhe mbështetja e Mbretërisë së Suedisë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mes tjerash, zëvendëskryeministri Osmani ndaj delagacionit ka shprehur pritshmëritë për përkrahje të mëtutjeshme të Maqedonisë në procesin evro-atlantik.

“Pres që mbështetja për Maqedoninë nga ana e Suedisë të vazhdojë edhe në të ardhmen, në veçanti për ambiciet e integrimeve tona evropiane dhe euro- atlantike”, tha Osmani.

Në takim u hapën edhe tema për bashkëpunim të ndërsjellë, ndihma bilaterale e Mbretërisë së Suedisë për vendin tonë, për të cilën bashkëbiseduesit ndanë bindje dhe pritje të ndërsjella se e njëjta do të vazhdojë edhe në të ardhmen me ritëm të njëjtë, si dhe për mundësitë për avancimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button