Oficer i ARM-së është bërë kolonel, por përpara 6 vjetëve është kthyer nga Afganistani për tentim përdhunim

Para ca kohësh me gradë të kolonelit në Ministrinë e Mbrojtjes (MM) janë avancuar katër oficerë. Ashtu siç shkruan MKD, në mesin e tyre ka qenë edhe Hajro Ali, i cili në vitin 20120 është kthyer nga Afganistani për shkak tentim përdhunimi të një ushtares nga misioni i Maqedonisë në këtë vend. Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se nëse kjo është e vërtetë, ministrja e Mbrojtjes do ta rishqyrtojë vendimin, njofton Portalb.mk.

Edhe përskaj pyetjes së MKD-së për kontroll të këtyre informatave, nuk është marrë kurrfarë informate, nëse MM ka dorëzuar ndonjë dokument të shkruar për këtë rast dhe  nëse me të vërtetë po përgatitet rishqyrtim i vendimit.

Atë që burimi i MKD-së e di është se për këtë rast kanë ekzistuar dokumente, proces verbale, dhe se në vitin 2012, pas paraqitjes së tentimit për përdhunim, oficerit Ajro i është marrë edhe certifikati i sigurisë, ndërkaq bashkë me atë nga Kabuli është kthyer edhe një person, ai i cili e ka paraqitur rastin, pasi që është krijuar situatë tensionuese në këtë njësit. Për këtë rast, e ka ditur edhe Shërbimi për Siguri dhe Kundërzbulim Ushtarak, veçmas Goran Vasielvski, i cili është edhe drejtor aktual më këtë sektor të Ministrisë së Mbrojtjes. Në këtë sektor vijnë të gjitha kontrollet për personat e njësitit, ndërkaq edhe vetë shërbimi është kompetent për këto kontrolle.

Në pyetjet deri te Ministria e Mbrojtjes nëse këto të dhëna janë të njohura gjatë avancimit të këtij oficeri, ata janë përgjigjur se avancimi është zbatuar në pajtueshmëri me nenin 66 të ligjit për shërbim në ARM “për avancim të oficer, gjegjësisht nënoficer në gradë më të lartë, eprori i Shtabit Gjeneral të Armatës formon komision për avancim në gradë të caktuar”.

“Të gjithë kolonelët e avancuar në përbërjen e ARM-së, janë me propozim të Shtabit Gjeneral. Në asnjë nga dokumentet në propozimin për kandidat për avancim nuk janë përmendur, madje as shkelje disiplinore për cilëndo nga ata. Përndryshe, propozimi për avancim jepet në bazë të parametrave siç janë: vlerësime zyrtare për punën e të emëruarit, mbarim të trajnimeve dhe kurseve, vendeve formative (të ketë vend formativ të lirë), njohje të gjuhës së huaj, shpërblimeve – lëvdata dhe masa disiplinore. Nëse ka të vërtetë në të thënat për ngjarje nga vitit  2012, Ministria e Mbrojtjes jo vetëm që do ta shqyrtojë avancimin, por do të kërkojë edhe përgjegjësi nga të gjithë ata që këtë proces nuk e kanë proceduar, as në aspektin penal, por as në aspektin disiplinor për plot 5 vjet”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button