Maqedoni, dy shtetas nga Bullgaria janë lënduar rëndë pas një aksidenti

Në rrugën magjistrale Kriva Pallankë në vendkalimin kufitar “Deve Bair” mbrëmë në orën 01 e 15 ka ndodhur aksident rrugor në të cilin E.E.K. (27) nga Republika e Bullgarisë, duke vozitur me veturën “audi 4” me tabela bullgare e ka humbur kontrollin dhe u përplas në sipërfaqen e tokës shumë afër lumit, trransmeton Portalb.mk.

Nga aksidenti lëndime të rënda trupore kanë marrë bashkudhëtarët që ishin në veturë F.F.V. (47) dhe V.K.A. (26) të dy nga Bullgaria. Atyre u është ofruar ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë dhe me urdhër të mjekut kanë shkuar në Bullgari për shërim të mëtutjeshëm.

Me urdhrin e prokurorit publik, inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi i stacionit policor Kriva Pallankë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button