Këto janë premtimet kryesore të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Kandidati i BDI-së, Xhemil Qamili në komunën e Dollnenit,  i cili fitoi besimin e banorëve për mandatin katër vjeçar si i pari i kësaj komune, në periudhën parazgjedhorë ai premtoi shumë gjëra, ndërkaq Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Qamili para banorëve shpalosi programin duke prezantuar njëherësh disa nga projektet më të rëndësishme të cilat pritet të realizohen në mandatin e tij të ardhshëm katërvjeçar.

Ai i prezantoi disa nga projektet e parapara që kanë të bëjmë me asfaltimi e rrugëve dhe rrugicave nëpër të gjitha vendbanimet e komunës së Dollnenit, rregullimin e shtretërve të lumenjve që kalojnë përmes fshatrave të komunë së Dollnenit . Në këtë drejtim në vlerë kapitale e potencoi hapjen rrugës që lidh Dollnenin me komunën e Velesit e cila do të jetë arterie vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

“Vizioni im dhe i BDI-së janë arsimi, kultura, sporti, shëndetësia… Ka shumë mangësi dhe borxhe kjo komunë, do të hapen shkolla, çerdhe, ndërsa infrastruktura do të përmirësohet në gjitha aspektet, ndërsa si kyçe do të jetë rruga Çashkë- Dollnen. Parashihet edhe ndërtim i zonës industriale, ndërsa të gjithë do të përfitojnë sistem shëndetësor të duhur në gjithë territorin e Dollnenit”, premtoi Qamili.

Ai potencoi se garnitura e mëparshme politike në komunën Dolnenit arritën deri në atë shkallë që fëmijët në shkollat e zonës të mos kenë kushte elementare për mësim, pa rrymë, pa dru, pa nxehje me dritare të thyera dhe borxh prej disa qindra mijë eurosh.

Qamili u zotua se me Bashkimin Demokratik për Integrim arsimi do ta ketë vendin e duhur dhe për ketë arsye në shkollën fillore “Ismail Qemajli” është paraparë ndërtimi shtesë edhe i tre klasave për nevojat e nxënësve, do të rikonstruojë edhe shkollën “Liria” në Zhitosh.

Ndërkaq në mandatin e kaluar kjo komunë udhëhiqen nga kandidati i VMRO-së, dhe sipas analizës së prizma.mk, këto janë problemet me të cilat ende ballafaqohet kjo komunë.

Rrugët e këqija dhe furnizimi me ujë janë problemet kryesore të Komunës së Dollnenit. Këto probleme ishin prezent gjatë udhëheqjes së komunës nga Boshe Milososki.

Sa për sistemin e ujërave të zeza, situata në vendbanimet e kësaj komune nuk është e kënaqshme dhe nuk i plotëson nevojat e jetesës urbane të popullsisë lokale.

Probleme tjera në këtë komunë që u premtuan të zgjidhet dhe nuk u realizuan janë edhe formimi i një zone industriale, ambulanca, si dhe rindërtimi i shkollave që kanë nevojë për investime.

  1. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  3. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  4. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  5. LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
  6. LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
  7. LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
  8. LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës 
  9. LEXO: Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
  10. LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
  11. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  12. LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
  13. LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
  14. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button