Maqedonia, shteti i varfër që adhuron shpenzimet luksoze

Shkruan: Aneta Dodevska

Kryetarët e komunave, prefektët, ministrat, drejtorët kanë bërë lukse me para shtetërore dhe komunale….Të dhëna skandaloze zbuloi raporti i fundit i Qendrës për komunikime qytetare. 
Janë blerë ajër kondicionerë, kompjuterë, laptopë, janë porositur ueb-faqe me çmime shumë  më të larta se ato mesatare, në disa raste edhe mbi 470 % më të larta se çmimi më i ulët. Kabineti i presidentit të shtetit, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Shoqërisë Informatike kanë paguar çmime fantastike nga 5000 euro për një ueb-faqe.

‘Shqetësuese është se këto dallime në pjesën më të madhe të rasteve nuk mund të sqaroheshin me sasitë e blera, aq më pak me procedurat e zbatuara për furnizime publike në kuptimin e asaj se nëse për to është shpallur konkurs apo jo, që sigurisht se le dyshim se prapa këtyre dallimeve të mëdha fshihen motive subjektive’,  thekson Sabina Fakiç nga Qendra për komunikime qytetare.

Fakiç shton  ‘Ajo që me siguri të plotë mund të konstatojmë nga ky pozicion është se racionaliteti në shpenzimin e parave publike nuk është prioritet për pjesën më të madhe të institucioneve dhe se ende doemos duhet të punohet në avancimin e sistemit të furnizimeve publike që të ngushtohet hapësira për një sjellje të tillë’.

Ngjashëm ka ndodhur edhe kur institucionet furnizonin ajër kondicioner. Këtu komunat i kanë lejuar vetes komoditet paksa më të madh. Për ajër kondicioner të njëjtë  institucionet kanë paguar edhe nga 33 % çmim më të lartë se ajo mesatare. Ja cilat institucione kanë ripaguar ajërkondicionerë dhe për çfarë çmimi.

Çmimi mesatar i ajër kondicionerit: 16.636 denarë

Fondi i shëndetësisë + 12.8 %
Komuna e Vasilevës +29.7 %
Komuna e Gjorçe Petrovit + 31.2 %
Komuna e Shtipit + 33.3 %

Sipas analistëve, ky është shembull autentik se si disa faktorë subjektiv mund të jenë vendimtarë në zgjedhjen e ndërmarrjes-furnizues.

Vetëm gjatë tre muajve të vitit të kaluar janë lidhur kontrata në katër sy në vlerë prej një shume fantastike 10 milionë euro. Në nivel vjetor vlera e marrëveshjeve të drejtpërdrejta arrin 40 milionë euro, dhe kjo shumë në krahasim 2010-tën është rritur për 50 %. Për çdo vit shteti shpenzon gjithnjë e më shumë para të qytetarëve dhe të ndërmarrjeve për t’i kënaqur apetitet e tij përmes furnizimeve publike. 

Në mungesë të statistikës për vitin e kaluar, të dhënat e fundit tregojnë se në vitin 2010 janë harxhuar të pabesueshme 743 milionë euro përmes furnizimeve publike, që paraqet madje 11 % të Bruto Prodhimit Vendor. Brenda vetëm një viti, shpenzimi i parave shtetërore dramatikisht rritet. Ja sa është përfshierja e furnizimeve publike në BPV

2008 – 7   %    të BPV
2009 – 12 %    të BPV
2010 – 11 %    të BPV

Problem kyç mbetet – si shpenzohen këto para

Ajo prej së cilës nuk dëshiron të heq dorë asnjë pushtet është – Marrëveshjet në katër sy, anekset e marrëveshjeve. E gjithë kjo është strofull për shpenzim jo transparent të parave buxhetore, konsiderojnë ekspertët. Pikërisht me anekse të marrëveshjeve shtyhet pjesa e aktiviteteve më të shtrenjta të mega projektit Shkupi 2014. Manipulime në projektin gjeti organizata Transparencë Maqedoni. 

‘Disa marrëveshje për furnizime publike disa janë plotësuar lidhur me kriteret për zgjedhjen e ofertës më të mirë që ishin vendimtare gjatë lidhjes së marrëveshjes me rritje disa herë të shumës së mjeteve që janë marrë vesh, me çka edhe u rrit sasia e punës’, shkruan në njërën prej raporteve.

Mënyra e tillë e shpenzimit të parave shtetërore nuk siguron transparencë, thekson edhe Fakiç.

‘Pikërisht mungesa e transparencës është ajo që e bën kontestues këtë procedurë për furnizim pubik dhe çdoherë rekomandohet që me kujdes të skajshëm të shfrytëzohet. Me fjalë tjera, për këto marrëveshje nuk shpallet konkurs dhe ato lidhen nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta mes institucionit dhe ndërmarrjes”, vlerëson ajo. Për dallim nga rekomandimet e ekspertëve, koncepti i kontraktimit në katër sy dhe ri plotësimi i marrëveshjeve bazike me anekse, nuk është praktikë e rrallë. Ja disa shembuj gjatë periudhës së fundit.

Godina e re e Ministrisë së Punëve të Jashtme
Marrëveshja bazike – 14 milionë euro
Aneks i marrëveshjes (shkurt 2012) – 700 mijë euro

Porta Maqedoni
Marrëveshja bazike – 4.4 milionë euro
Aneks i marrëveshjes – (shkurt 2012) 172 mijë euro

Muzeu i figurave prej dylli
Marrëveshja bazike – me shumë se 4 milionë euro
Aneks i marrëveshjes (mars 2012) – 140 mijë euro

20 suvenirë montimi –
projekti themelorë 2010
aneks i marrëveshjes (prill 2012) 188 mijë euro

Vërejtje serioze për Shkupin 2014 dha edhe Komisioni Evropian në raportin e tij për përparimin e Maqedonisë, veçmas për ri plotësimin dhe zgjerimin e marrëveshjeve.

‘Megjithatë disa nga marrëveshjet për punë në projektin Shkupi 2014 u ndryshuan lidhur me kriteret të cilat mbizotëronin në periudhën  e ndarjes së tyre me rritjen e shumave të dakorduara dhe rritjen e sasisë së punëve’

Shtatë muaj pas raportit, ky koncept i shpenzimit të parave buxhetore, përmes marrëveshjes pa shpallje të konkursit – jo vetëm që nuk u ndal, por u bë pjesë përbërëse e operacioneve për shpenzimin e parave të qytetarëve dhe të biznesit.

                                                 Autorja është bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button