Londër, Xhonson fiton mandatin e dytë
Konservatori Boris Xhonson ka fituar mandatin e dytë në postin e kryetarit të Londrës, duke mposhtur rivalin e opozitës laburiste, Ken Livingston.
Fitorja i jep shtytje partisë së kryeministrit Dejvid Kameron pas humbjeve të rënda në zgjedhjet lokale.
Livingston ka qenë kryetar i Londrës për tetë vjet, para humbjes nga Xhonsoni më 2008. /bbc