iPhoto fillon përdorimin e Open Street Map

Open Street Map gjatë ditës së djeshme tha që Apple më në fund ka pranuar përdorimin e të dhënave në aplikacionin e vet iPhoto për sistemin operativ iOS.

Sipas thënieve nga projekti për hartë të lirë dhe të hapur (Open Street Map), Apple më në fund ka pranuar përdorimin e të dhënave OpenStreetMap në aplikacionin e vet iPhoto për sistemin operativ iOS.

Aplikacioni për iPhone, një vegël për klasifikim të fotografive për iPad dhe iPhone, kaloi nga Google Maps në të dhënat e OpenStreetMap gjatë muajit mars. Aplikacioni përdor të dhënat për harta kështu që mund të paraqes vendndodhjen e fotografimit të fotografive të etiketuara gjeografikisht.

Sidoqoftë, aplikacioni nuk ka përmendur përdorimin e të dhënave të hartës së lirë Open Street Map, duke e lënë skuadrën e ekipit të hartës që të tregojë për zhvillimin në një postim të blog. Ai postim ishte përditësuar gjatë të enjtes me një pamje të kontribuuesve në versionin më të fundit të iPhoto, versioni 1.0.1.

Duhet cekur që Open Street Map punon në baza vullnetare dhe kontribuuesit nuk kanë ndonjë përfitim. Në mesin e kontribuuesve kemi edhe entuziastë shqiptarë të cilët ndihmojnë mjaft në pasurimin e kësaj harte me informacione gjeografike për trojet shqiptare./pcworldalbanian

Lajme të ngjashme

Back to top button