Arrestimet, Berisha: Shqiptarët të dënojnë me vote aktet primitive të Serbisë

Kryeministri shqiptar Sali Berisha reagoi sot ndaj arrestimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. 

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave theksohet se kryeministri Berisha dënon arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga falangat serbe, në ditën e heshtjes elektorale. 

“Qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit.” -thuhet në deklaratë. 

Kryeministri Berisha mbështet edhe deklaratën e krerëve të tre komunave të Luginës së Preshevës, teksa shton se aktet e shëmtuara të autoriteteve të Beogradit duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. 

Ndër të tjera në deklaratë u bëhet thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në zgjedhje, duke dënuar me votë aktet primitive të dhunës zyrtare nga autoritetet e Beogradit.

Marrë nga Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button