Mbi 50 paqeruajtës të OKB-së janë vrarë më 2017

Së paku 56 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në vitin 2017 – shifra më e lartë brenda një viti qysh më 1994.

OKB-ja lëshoi një raport duke thënë se 135 ushtarë të saj, policë dhe zyrtarë civilë janë vrarë në 15 misione paqeruajtëse qysh në vitin 2013.

Shumica e viktimave kanë pësuar në Mali, Sudanin Jugor dhe Republikën e Afrikës Qendrore, njofton REL.

Sipas raportit, rritja e numrit të viktimave ka të bëjë me faktin se flamuri i OKB-së nuk ofron më “mbrojtje të natyrshme”.

“Ambientet paqeruajtëse tani përballen me grupe të armatosura, terroristë, krim të organizuar, banda të rrugës dhe kërcënime të tjera”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button