fbpx

Një shkupjan është gjetur në pavetëdije me lëndime në kokë para Kalasë

Një shkupjan 25 vjeçar në mëngjesin e sotëm rreth orës 02:55 nga patrulla policore është gjetur i shtrirë në pavetëdije pranë veturës së tij “Mazdë” në hyrje të Kalasë.

Djali i ka treguar policisë se pasi i është shfryrë goma e veturës dhe është ndalur ta ndërrojë, ka vërejtur disa persona prej të cilëve njëri i është afruar dhe më pas nuk i kujtohet asgjë.

Djali është mbajtur për mjekim në Spitalin e Qytetit, ku i janë konstatuar lëndime në kokë nga goditje me mjet të mprehtë dhe frakturë në hundë.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close