Strugë, rruga e këmbësorëve, tani më pa makina

Duket se autoritetet lokale e kanë vendosur më në fund, që rrugën e këmbësorëve t’a rikthenë në funksionin primar të saj atë në shërbim vetëm të këmbësorëve.

Duke vendosur barriera për automjetet në të gjitha hyrjet për në ”Korzo”, rruga u është rikthyer këmbësorëve.

Dje qytetarët strugan ishin dëshmitar të vendosjes së barrierave prej betoni në hyrje të ”Korzos” nga kryqëzimi prej nga rruga ”Brigadat Proletare”.

Para disa ditëve një kompani private e angazhuar nga Komuna e Strugës vendosi barrierat prej metali në hyrje të ”Korzos” në afërsi të urës mbi lumin ”Drin” për të ndaluar futjen e makinave pa asnjë kriter në këtë rrugë të këmbësorëve, fenomen që përsëritej prej kohësh./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button