Seriali “Friends” rikthehet gjatë kësaj vere me seri të reja

Seriali “Friends” është një nga më të suksesshmit në historinë e televizionit amerikan por gjithashtu ky serial ka thyer rekord shikueshmërie në të gjithë globin, ku fansat e tij janë të shumë.

Nëse ju kishte marrë malli për këtë serial, atëherë kemi një lajm të mirë për ju. Seriali do të rikthehet sërish gjatë kësaj vere me seri të reja. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë regjisorët dhe aktorët e këtij seriale të cilët do të vazhdojnë të mbeten të njëjtët, shkruan Bordo.al. 

Monica, Rachel, Phoebe, Ross, Chandler dhe Joey (personazhet e serialit) do të rikthehen sërish të na mbajnë të ngujuar para ekranit me batutat e tyre që do t’i mbizotërojnë gjithmonë kohës.  Këtë herë seriali do të mbajë emrin “Friends Renite” dhe pritet që edhe këtë herë të ketë një sukses  të njëjtë me seritë e viteve 2000.

Gjithashtu tashmë ka dalë edhe një trailer i serialit ku shfaqen aktorët tanë të dashur, më të vjetër në moshë dhe sigurisht me halle e probleme të tjera, të cilat padyshim që fal situatave komike të krijuara nga vet aktorët do të gjejnë zgjidhje nga më qesharaket.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button