fbpx

Arrestimet në Maqedoni e Serbi, DioGuardi: Shqiptarët nuk janë terroristë

Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi deklaroi se arrestimet e fundit të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, janë skenare të koordinuara. 

“Tërë aparati shtetëror në Maqedoni dhe Serbi kanë hapur skenarë sekrete dhe të përpunuara mirë, që kanë për qëllim të komprometojnë tërë shpirtin liridashës të besimit dhe të traditës shqiptare para opinionit ndërkombëtar. Populli shqiptar nuk është terrorist dhe këtë e thotë me argument tërë rruga historike e popullit tonë me traditë të lashtë evropiane”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, lobisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan Joe Dioguardi. 

Sipas tij, çështja shqiptare në trojet e veta etnike në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës po përballet me tortura që kanë marrë konotacionin e akteve me skenarë ultranacionaliste.

Dioguardi thekson se është e nevojshme një fushatë e bashkërenditjes së aktiviteteve kombëtare shqiptare në SHBA dhe Evropë, ashtu siç u veprua dhe u punua për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

DioGaurdi ka apeluar që subjektet politike shqiptare në Maqedoni të mos jenë vetëm vëzhguese dhe të luftojnë njëra-tjetrën përmes tragjedive të popullit të tyre, që po diskriminohet në sytë e institucioneve ndërkombëtare. 

Ish-kongresisti DioGuardi gjithashtu apelon për një platformë gjithëshqiptare në Maqedoni që do të rishqyrtonte pozitën e shqiptarëve përmes procesit të Marrëveshjes së Ohrit,e cila ka ngecur dhe është shtrembëruar në procesin e implementimit të saj të plotë. 

Marrë nga Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close