Shtiner: Më vjen keq që në Çikago nuk do të bisedohet për anëtarësimin e Maqedonisë

Në intervistën e dhënë për Dojçe Vele Deputeti në Bundestagun, Rajner Shtiner deklaroi se i vjen keq që Çikaogaja nuk do të merret me anëtarësimin e Maqedonisë. 

“Në të vërtetë kemi një situatë të komplekse! Në rajon është paqetë. Do të ishte mirë nëse anëtarësimi i Maqedonisë në NATO i cili shumë kohë shtyhet, ishte në rend dite në samitin e në Çikago. Më vjen keq që Çikagoja nuk do merret me këtë temë”, tha Shtiner.

Shtineri tha mendimin e tij rreth pyetjes a bëhet Maqedonia tokë pjellore për zhvillimin e terrorizmit përderisa e pret ftesën për NATO-n.

“Shpresoj se nuk është ashtu dhe se bëhet fjalë për rast të veçantë. Por gjithsesi duhet që situatat e këtilla të trajtohen seriozisht”.

Vizita e fundit e eurokomesarit Fyle në Maqedoni, Shtineri e vlerëson si “impuls i mëtejmë për dialog mes BE-së dhe Maqedonisë”.

Ai thotë se duhet të përgatitet rruga e Maqedonisë në BE, kështu që të dy palët duhet të bëjnë diçka, duke komentuar “Shumë irriton ajo që Greqia nga arsye të njohura e pengon anëtarësimin e Maqedonisë”. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button