Tiroide të shëndetshme? Ushqimet që (nuk) duhet t’i hani

Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormone që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit – sistemi që ndihmon trupin të përdorë energjinë. Problemet me tiroiden mund të ngadalësojnë ose përshpejtojnë metabolizmin duke ndërhyrë te prodhimi i hormoneve të tiroideve. Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta ose të larta, mund të përjetoni një sërë simptomash.

Ju kap plogështia që pa nisur dita? Jeni nervoz, keni shtuar në peshë ose ju bien shumë flokët? Apo ndodh e kundërta: Jeni me energjikë seç duhet, djersisni shumë dhe ndiheni në ankth? Mund të jetë faji i gjëndrës së tiroides. Ky rregullator i trupit dhe mendjes ndonjëherë del jashtë kontrollit, sidomos tek gratë. Marrja e trajtimit të duhur është shumë e rëndësishme për të shmangur probleme shëndetësore serioze.

Shfletoni galerinë për të zbuluar disa nga ushqimet që mund të ndihmojnë ose dëmtojnë tiroiden.

Kripa

Tiroidja ka nevojë për jod që të funksionojë siç duhet. Shumë njerëz në Amerikë e marrin këtë element nga dieta, zakonisht nëpërmjet peshkut dhe produkteve të bulmetit. Sigurohuni që të përdorni kripë të jonizuar në shtëpi. Mund ta kuptoni duke lexuar etiketën.

Jeshillëqet

Spinaqi, sallata dhe perimet e tjera të gjelbra janë burime të mira të magnezit, një mineral që luan një rol të rëndësishëm në organizëm. Lodhja, ngërçet muskulore dhe ndryshimet në rrahjet  e zemrës mund të jenë shenja të mungesës së këtij minerali.

Frutat e thata

Fistikët, bajamet dhe farat e kungullit janë burime të mira të hekurit. Arrat ndihmojnë tiroiden në dy mënyra. Nuk janë vetëm një burim i mirë i hekurit, por janë gjithashtu të pasur në selen, një mineral që ndihmon tiroide. Me vetëm një grusht në ditë nga këto fruta të thata do të mund të merrni dozën e nevojshme të selenit.

 Produktet e detit

Peshku, gocat e detit, karkalecat janë burime të mira të jodit. Ju keni nevojë për jod për një tiroide të shëndetshme, megjithatë duhet të shmangni ushqimet e pasura me shumë jod, si algat e detit.

Kale

Ndodh që edhe superushqime si kale mos të jenë edhe aq të mira në disa raste. Kale është paksa  goitrogjen – në raste të rralla parandalon tiroiden të marrë mjaftueshëm jod. Megjithatë kale nuk duhet të jetë problem për ju, vetëm nëse merrni shumë pak jod në dietë dhe konsumoni doza të larta të kale. E njëjta gjë është edhe për lakrën, bokolin, lulelakrën dhe lakrat e Brukselit.

Gluteni dhe tiroidja

Gluteni është një proteinë e gjendur te gruri, elbi, thekra. Vetëm nëse jeni diagnostikuar me sëmundjet celiake, përndryshe nuk do të keni probleme me tiroide. Gluteni mund të dëmtojë zorrën e hollë te njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake. Ato mund të kenë edhe çrregullime të tjera autoimunitare si sëmundja Hashimoto (që çon në një tiroide joaktive) dhe sëmundja Grave (çon në një tiroide tepër aktive).  Nëse vuani nga sëmundja celiake, dieta pa luten mund të ndihmojë në parandalimin e këtyre sëmundjeve të tiroides.

Produktet e sojës

Në raste të rralla, disa përbërës kimikë të gjendur te produktet e sojës, si qumështi i sojës ose fasulet  e sojës, mund të çrregullojnë procesin e prodhimit të hormoneve, por vetëm nëse nuk merrni mjaftueshëm jod. Ashtu si kale, nëse nivelet e jodit janë në rregull, nuk duhet të shqetësoheni për produktet e sojës.

Mishi

Nëse konsumoni veshkat, zemrën ose mëlçinë e viçit ose deles, mund të merrni shumë acid lipoid. Është një acid yndyror i gjendur në kët ushqime. Mund t’i blini edhe si suplement. Por, nëse konsumoni shumë prej tyre, mund të ndërhyjnë te mënyra se si funksionojnë tiroidet. Acidi lipoid mund të ndikojë gjithashtu në çdo ilaç që merrni për tiroiden.

Ilaçet për tiroiden dhe ushqimi

Ushqimet që konsumoni mund të ndikojnë në ilaçet për tiroiden. Ato mund të ngadalësojnë procesin e absorbimit të ilaçeve, duke ndikuar kështu në funksionimin e tyre.

  • Disa vitamina dhe antacide mund të parandalojnë gjithashtu funksionimin si duhet të ilaçeve.
  • Pyesni mjekun ose farmacistin për më shumë informacione në lidhje me ushqimin dhe ilaçe të tjera rreth trajtimit të tiroides.

Burimi: WebMD/ Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button