fbpx

Nesër Shkupi me rrugë të mbyllura

Gjatë maratonit të Shkupit, nesër nga ora 8 deri në 14, nëpër Shkup do të ndryshohet mënyra e komunikacionit dhe do të ndryshohen linjat e Transportit publik.

Disa rrugë do të mbyllen plotësisht për komunikacion, ndërsa disa të tjerë pjesërisht.

Fillimi dhe fundi për të gjithë garues do të jetë në rrugën “Dimitrije Çupevski”, bul. “Ilindenska”, “Frenklin Ruzvelt”, “Adolf Ciborofski”, “Mitropolit Teodosij Gologanov”, “11 Tetor”, një pjesë e bul. “Republika e Krushevës” nga semaforët te Tutunksi Kombinat deri te semaforët e Stacionit policor Prolet, bul. “Makedonska Brigada” nga semaforët e Stacionit policor deri te kryqëzimi me rr. “Franjo Kruz”, krosi i djathtë i bul. “Jane Sandanski” nga Tobako në drejtim të Aerodromit deri te kryqëzimi me bul. “Srbija”.

Pjesërisht për komunikacion do të mbyllen ana e djathtë e bul. “Kliment Ohridski” në drejtim nga Matica deri te semadorët e Qeverisë, rr. “Lublanska” në drejtim nga bul. “Ilindenska” deri te semaforët te bul. “Partizanski odredi”, rr. “Moskovska” në drejtim nga bul. “Partizanski odredi” deri te Shtëpia studentore “Goce Delçev”. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close