Përse ne preferojmë mishin organik të viçit?

Një nga studimet më të mëdha, që bëri bujë të madhe rreth 10 vite më parë, tregoi se konsumi i përditshëm i mishit të kuq lidhet me vdekje të parakohshme, sëmundje të zemrës dhe sëmundje kanceroze. Por ky studim u bazua mbi konsumin e mishit të kafshëve me regjim stallor, i cili dallon shumë nga mishi organik.

Këtë fakt vjen të vërtetojë një tjetër studim i mëvonshëm, i cili tregoi se mishi i rritur në kushte natyrale ka shumë ndryshim në përbërje nga mishi i ushqyer me koncentrat.

Veçanërisht, profili yndyror i mishit organik është shumë me i shëndetshëm, dhe ai përmban substanca antioksiduese që mbrojnë qelizat nga aktiviteti kancerogjen.

Mishi dallon për ngjyrën shumë të kuqe dhe fortësinë tipike.
Kujdes: ‘Mishi organik është më i kuq, më i fortë, ka më pak dhjam. Ndërsa aroma është tipike e viçit.
Ndërsa mishi i zakonshëm ka ngjyrë më të zbehtë, dhjami ka ngjyrë të bardhë dhe aroma ngjan me gjalpin’./ Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button