MPJ e shqetësuar për arrestimet në Preshevë

Ministria e Punëve të Jashme ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit në Luginën e Preshevës. Përmes një deklarate për shtyp MPJ ngjarje të tilla për përfitim bonusesh politike në prag të heshtjes zgjedhore dëmtojnë standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend.

“MPJ ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore. Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend” thuhet në deklaratë.  /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button